Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    QESHARAK

    mb.
    1. Që të bën të qeshësh. Ngjarje qesharake. Fjalë qesharake. Lodër qesharake.
    2. Që të bën të tallesh me të, që është për t'u tallur; që nuk është serioz. Fjalim qesharak. Në mënyrë qesharake. Në pozitë qesharake. U bë qesharak para të tjerëve. Duket qesharak.
    3. Që është fare i vogël si sasi, i papërfillshëm. Shumë (pagesë) qesharake.