QINDËSHE
f. sh.
- mat. Numër që përbëhet nga njëqind njësi; njësia e rendit të tretë dhe shifra e tretë nga fundi në një numër. Veprimet deri në qindëshen e parë. Sa qindëshe ka numri 2600? I zbresim një qindëshe. Mbledh qindëshet.
- Kartëmonedhë prej njëqind lekësh, njëqindlekëshe. I dha një qindëshe. I palosi qindëshet veçan. Theu një qindëshe.
- Enë a shishe që nxë njëqind gramë.
- Grup i përbërë nga njëqind qenie ose sende. Qindëshja e parë e fletëve.
- hist. Njësi ushtarake prej njëqind vetësh ose më shumë, që vepronte me një rreshtim të caktuar. Qindëshet e zeza banda të armatosura vrasësish, të organizuara në Rusi nga policia cariste dhe nga partitë monarkiste për të goditur forcat revolucionare; reaksionarët me të tërbuar. Qindëshet romake centuriet. Qindëshet kozake (turke). Qindëshja e rojës. Komandanti i qindëshes.