Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    QINDTË

    mb.
    1. Që është i barabartë me një nga njëqind pjesët e njëjta, në të cilat ndahet një e tërë. Centimetri është një e qindta pjesë e metrit. Ndaj në pjesë të qindta.
    2. përd. em. f. Një nga njëqind pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë; e njëqindtë. Një e qindta e metrit centimetri. Në një të qindtin e trashësisë (e largësisë). Dy të qindtat më pak. Me të qindta të lekut me qindarka. E njehsoj me të qindta.