QORTIM
m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve QORTOJ, QORTOHEM. Qortimi i gabimeve. I foli (e vështroi) me qortim.
- Fjalët që i thuhen dikujt për t'i shprehur pakënaqësinë për një gabim a një faj që ka bërë. Dëgjonte qortime nga të katër anët.
- Masë e lehtë ndëshkimore për një gabim a për një faj, duke i tërhequr dikujt vërejtjen për të mos e përsëritur. Qortim shoqëror.