QUMËSHTOR
Im. sh.
- Lloj ëmbëlsire, e përgatitur me qumësht, vezë, niseshte e sheqer, që rrihen bashkë, shtrohen në tepsi e piqen në furrë. Qumështor me petë përposh. Qumështor me gjalpë.
- Lloj byreku me qumësht, vezë e miell dhe me një petë të trashë poshtë; byrek me qumësht.
- vjet. Blegtori që sillte qumështin nga stani për ta shitur.
IImb.
- vet. f. Që jep shumë qumësht, që ka shumë qumësht. Dele (dhi) qumështore. Lopë qumështore.
- Që ushqehet vetëm me qumështin e gjirit, që nuk ka filluar ende të ushqehet vetë. Qengj qumështor. Gica qumështorë.
- Që i bën kafshët të japin shumë qumësht, i ushqyeshëm. Bar qumështor. Kullotë qumështore.
- Që nxjerr një lëng të bardhë të ngjashëm me qumështin; që është si qumësht (për disa lëngje). Bimë qumështore. Drurë qumështorë. Lëng qumështor.
- Që është ende i njomë, që është i papjekur. Kalli qumështor. Misër qumështor.
- Që ka ngjyrë të bardhë e të ëmbël si të qumështit; që është në ngjyrën e qumështit. Dritë (llambë) qumështore. Re qumështore. Mjegull qumështore. Ngjyrë qumështore.
- fig. Që është i njomë, i butë e i bardhë si qumësht. Me duar (me llërë) qumështore. Me qafë (me faqe) qumështore.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.
Shprehje
- Lule qumështore bot. shih te LUL/E, ~JA.