QYL II
m. bised.
- E ngrënë ose e pirë pa paguar asgjë; një send a diçka tjetër që merret rastësisht falas. I pëlqen qyli. I bie qylit. thjeshtligj., keq. e ka zakon t'i marrë gjërat falas, i pëlqen e përpiqet të hajë e të pijë në kurriz të të tjerëve.
- edhe sh. ~A, ~AT keq. Njeri që nuk punon, por e pret çdo gjë nga të tjerët; njeri përtac, i ngathët e i pazoti.