Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    REALIZIM

    m. sh.
    1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve REALIZOJ, REALIZOHET. Realizimi i plotë. Realizimi ritmik. Realizimi i pritshëm. fin. Realizimi i planit. Realizimi i normave (i detyrave). Realizimi i të ardhurave. Realizimi i një filmi (i një vepre). Realizimi i ëndrrave (i dëshirave). Realizimi dhe tejkalimi. Gjen realizim.
    2. kryes. sh. Arritje në një fushë; vepër e realizuar. Realizime të mëdha (të shënuara). Realizimet e fundit. Realizimet shkencore. Realizimet e shoqërisë socialiste.