Skip Navigation or Skip to Content
X
REFERAT m.sh.
Kumtim i gjerë me shkrim, që mbahet para një mbledhjeje për një temë të trajtuar në vijat më themelore ose hollësisht; raport i hollësishëm që mban një drejtues rreth çështjeve dhe veprimtarisë së sektorit të vet. Referat shkencor (letrar, politik). Referat problemor. Referati kryesor. Referati i drejtorit (i përgjegjësit). Diskutimet rreth referatit. Bëj (shkruaj, mbaj, lexoj) një referat.