Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    REFLEKS

    m. sh.
    1. fiziol. Kundërveprim i pavullnetshëm i organizmit të gjallë ndaj një ngacmimi të jashtëm a të brendshëm, që bëhet me pjesëmarrjen e qendrave të larta të sistemit nervor qendror. Refleks i pakushtëzuar (i trashëguar). psikol. refleks, të cilin organizmi e ka që në lindje. Refleks i kushtëzuar (i fituar). psikol. refleks që organizmi e fiton gjatë jetës së tij dhe që kërkon patjetër pjesëmarrjen e gjysmësferave të mëdha të trurit. Refleks nervor. Refleks mbrojtës. Refleksi i ushqimit. Refleksi i dritës. Teoria e reflekseve. Krijimi (zhdukja) e reflekseve. I është bërë refleks.
    2. Veprim i vetvetishëm, i menjëhershëm dhe ashtu siç duhet në rrethana të ndryshme ose të reja. Reflekset e sportistit (e shoferit). Ka reflekse të mira. Zhvillohen reflekset.
    3. fig. libr. Pasqyrim a rrjedhim i diçkaje. Refleks i botës së brendshme. Refleks i pikëpamjeve të dikujt.
    4. Shkëlqim i ngjyrës së një sendi, që vjen nga pasqyrimi i dritës së një sendi tjetër. Reflekset e dëborës (e ujit). Reflekset e dritës (e ngjyrave). Pëlhurë me reflekse. I jep një refleks.