Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    REFORMIST

    Im. sh.
    1. Pasues i reformizmit, përkrahës i reformave të pjesshme dhe kundërshtar i luftës revolucionare. Reformist borgjez (i djathtë).
    IImb.
    1. Që ndjek dhe që përkrah vijën politike të reformizmit; që vepron ose që bëhet sipas rrugës së reformizmit, i reformizmit. Politikë (rrugë, vijë) reformiste. Parti (organizatë) reformiste. Teza (kërkesa, pikëpamje, parulla) reformiste. Program (qëndrim) reformist. Me rrugë reformiste.