Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    REGJEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Qëndron për një kohë të gjatë në një tretësirë me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë e nevojshme për t'u përdorur (për lëkurën). Regjen lëkurët.
    2. vet. veta III. Qëndron në shëllirë e fiton disa cilësi të veçanta për t'u ngrënë e për t'u ruajtur për një kohë të gjatë (për perimet ose për bulmetin). Janë regjur specat (domatet, kastravecët, lakrat, ullinjtë). Nuk janë regjur ende.
    3. fig. Stërvitem dhe mësohem në kushte të këqija a të rënda për të përballuar vështirësitë ose mungesat, kalitem. Është regjur në punë (në luftë, në beteja).
    4. fig. Dergjem për një kohë të gjatë në shtrat nga një sëmundje e rëndë. U regj vite me radhë.
    5. Pës. e REGJ 1,2.

      Shprehje

      • Iu regj lëkura është mësuar tashmë me një punë; nuk i bën me përshtypje diçka.