Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    REGJISTËR II

    m. sh.
    1. muz. Një nga pjesët e shkallës muzikore të një vegle ose të zërit të njeriut; shtrirja e zërit të një këngëtari. Regjistër i lartë (i mesëm, i ulët). Regjistri i zërit. Regjistra të ndryshëm.
    2. muz. Tërësia e tasteve ose e gypave të një vegle me frymë, që japin të njëjtën shkallë muzikore. Regjistri i fizarmonikës (i organos). Ndërroj (shtyp) regjistrin.
    3. tek. Mjet i posaçëm që shërben për të rregulluar në një masë të caktuar lëvizjen ose punën e një aparati a të një mekanizmi; mënyra e përpiktë ose masa, sipas së cilës duhet të punojë një aparat a një mekanizëm. Regjistri i orës. Vë në regjistër.