REGJISTROJ
kal.
- Fshij diçka të shënuar në një regjistër, e heq prej regjistrit; kund. regjistroj. Çregjistroj emrat. Çregjistroj librat (mallin). Çregjistroj ditët e punës. Çregjistroj martesën.
- I prish emrin dikujt në një regjistër ose në një listë; e largoj dikë nga shkolla a nga një veprimtari tjetër, duke i hequr emrin nga regjistri ose nga lista; kund. regjistroi. E çregjistruan nga shkolla (nga kursi). E çregjistruan nga lista.
- Prish diçka të regjistruar, shuaj, fshij; kund. regjistroi. Çregjistroj një pjesë nga shiriti i magnetofonit.
- spec. Prish vendosjen e përpiktë për punë të një vegle a të një pjese tjetër të një makinerie; kund. regjistroi. Çregjistroj frenat. Çregjistroj makinën. Çregjistroj thikën e tornos.