Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    REVANSHIST

    Im. sh. keq.
    1. Përkrahës i revanshizmit. Revanshistët gjermanë. Planet e revanshistëve. Qëllimet e revanshistëve.
    IImb. keq.
    1. Që synon të rimarrë me luftë tokat e pozitat e humbura në luftërat e mëparshme dhe të hakmerret ndaj kundërshtarëve; që ka të bëjë me revanshistët, që u përket revanshistëve, i revanshistëve. Forca revanshiste. Politikë (veprimtari) revanshiste. Ushtri revanshiste. Plane revanshiste.