RHEQ kal.
1. E kap dikë a diçka dhe e lëviz me forcë nga vetja ose pas vetes pa e ngritur peshë; heq; zvarrit. Qetë tërheqin qerren. Lokomotiva tërheq vagonët. Tërheq varkën në breg. Tërheq sirtarin e tryezës. E tërhoqi pas derën e dhomës e mbylli derën. Tërhiqte këmbët zvarrë. E tërhoqi pas vetes. Tërhoqi këmbëzën e pushkës e shkrehu. E tërhoqi zvarrë. E tërhoqi për dore (për krahu, për mënge). E tërhoqi për veshi (për flokësh, për gërsheti, për bishti). E tërhiqte për kapistre (për litari). Mos më tërhiq kështu! E tërhoqi mënjanë.
2. Kap diçka në një skaj ose nga të dy skajet dhe e tendos me forcë për ta shtrirë, për ta drejtuar, për ta zgjatur a për ta zgjeruar; tendos. Tërheq fijet e pëlhurës. Tërheq litarin (telin). Tërhiqte llastikun. Tërhoqi mëngët poshtë. Tërhoqi çorapet. Tërhoqi jorganin (batanijen, çarçafin).
3. E kap dhe e nxjerr diçka nga vendi ku është futur, e shkul; e nxjerr, e marr. Tërhoqi shpatën nga milli. Tërhoqi një shkop (kur hidhet short). Tërhoqi një letër (në lojën me letra). Tërhoqi një biletë lotarie.
4. vet. veta III. Ka fuqi të sjellë diçka drejt vetes, e lëviz ose mund ta lëvizë diçka drejt vetes me anë të forcës së rëndesës ose të forcës magnetike. Toka tërheq çdo trup që bie mbi të. Trupat qiellorë tërheqin njëri-tjetrin. Magneti tërheq gozhdët.
5. E pi a e thith diçka; e fut në mushkëri, e shkoj poshtë; e heq. Tërheq tymin. Tërhoqi burrnot (tabak). Tërheq një lëng me gyp (me zorrë, me pompë) nga një enë a nga një vend.
6. vet. veta III. E kërkon, e heq nga vetja; e thith; lëviz lirisht diçka në të, heq; fig. kërkon, ndjell. Pylli tërheq lagështi. Pema e tërheq rrufenë. Oxhaku e tërheq tymin. Kanali e tërheq mirë ujin. Tërheq gota gotën (në pije).
7. Marr një shumë të hollash nga arka e kursimit a nga banka; marr e nxjerr diçka prej diku, e mbledh dhe e vë në një vend tjetër, nuk e lë më atje. Tërhoqi ca të holla. Tërhoqi një libër nga biblioteka. Tërhoqi ca materiale nga magazina. E tërhoqën misrin nga ara. Tërhoqën të plagosurit (të vrarët) nga fusha e betejës. E tërhoqi nga tregu (nga shitja, nga qarkullimi).
8. usht. Zhvendos trupat në mënyrë të organizuar nga një vijë më e përparuar në një vijë më prapa për t'i ruajtur nga kundërshtari ose për qëllime të tjera taktike. Tërhoqi skuadrën (kompaninë). I tërhoqi përkohësisht.
9. fig. I pëlqej shumë dikujt dhe e bëj për vete me një veti a cilësi që kam; vet. veta III më bën për vete diçka, më pëlqen shumë, më josh, më pushton me tërë forcën; më thith. I tërhiqte me bukurinë (me mençurinë) e saj. I tërhoqi me fjalët e zjarrta. Më tërheq muzika (kënga, piktura, sporti). Më tërheq natyra (deti, pylli). Libër (roman, film) që të tërheq. S’të tërheq fare.
10. fig. I mbush mendjen dikujt dhe e bëj të më ndjekë në një punë, në një çështje, në një veprimtari etj.; e bëj të marrë pjesë a të punojë diku. Liria tërhoqi gjithë popullin (rininë) në luftën për çlirim. Tërhoqën gratë në prodhim (në punët shoqërore, në arsim, në tregti, në shëndetësi). I tërhoqën të gjithë fëmijët në shkollë.
11. fig. Marr vesh mendimet a pikëpamjet e dikujt dhe përfitoj prej tyre. Tërheqin mendimin (gjykimin) e punëtorëve (e masës).
12. edhe fig. E marr përsëri diçka që kam dhënë; e rishikoj diçka që kam thënë a kam vendosur më parë, e heq. E tërhoqi padinë (akuzën). E tërhoqi urdhrin (mendimin). Mos e tërhiq fjalën. E tërhoqi kërkesën (propozimin, lutjen).
13. Bëj një vijë a një shenjë mbi diçka, heq. Tërheq një vijë (një drejtëz). * E tërhoqi (e hoqi) në baltë dikë shih te BALT/Ë, ~A. Mos e tërhiq prej gjuhe! shih te GJUH/Ë,~A I. E tërheq (e heq) për hunde (për hundësh) dikë e mashtron, e sjell vërdallë, e bën të sillet si do ai. E tërheq (e heq) për kapistalli (për kapistre) dikë shih te KAPISTALL,~I. Tërhiq (hiq) e mos e këput shih te HEQ. I tërhoqi (i hoqi, i zgjati, i shkuli) veshin (veshët) shih te VESH,~I. E tërheq (e heq) për veshi shih te VESH,~I. Më tërheq vëmendjen (vërejtjen) diçka a dikush më bie në sy diçka a dikush, më bën ta shikoj a ta vërej me kujdes. I tërheq vërejtjen (vëmendjen) dikujt e qortoj, e kritikoj. E tërheq (e heq) zvarrë një punë e zvarrit diçka, e vonoj një punë. E tërheq (e merr) zvarrë diçka shih te ZVARRË. I tërheq fjalët zvarrë shih te ZVARRË. E tërhoqi (e hoqi) këmbën zvarrë (rrëshqanë) shih te ZVARRË. I tërheq (i heq) kërraba nga vetja keq. shih te KËRRAB/Ë,~A. Shati tërheq nga vetja fj. u., keq. shih te SHAT,~I.