RIGON
Ijokal.
- Rrjedh si curril i hollë. I rigonin lotët. I rigojnë djersët. I rigonin mbi faqe.
- pavet. Bie shi i imët e i lehtë, veson. Rigon shi.
IIm. bot.
- Bimë barishtore shumëvjeçare me erë të këndshme, me kërcell të hollë, me gjethe të vogla vezake, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, që rritet vetvetiu në toka të thata dhe që thahet e përdoret si erëz për gjellë. Rigon i ri (i njomë, i thatë). Gjellë (qofte) me rigon. Çaj rigoni. Raki rigoni. I hedh rigon.