Skip Navigation or Skip to Content
X
ROTULL
I. ndajf. Në hapësirën nga të gjitha anët afër dikujt a diçkaje, përreth, përqark, rreth e qark. Rreth e rrotull nga të gjitha anët, përreth. Vendet rreth e rrotull. I rrinë rrotull. I vjen (i sillet) rrotull ecën përqark dikujt a diçkaje; i rrotullohet. Vjen (sillet) rrotull rrotullohet, shkon përqark. Shoh (vështroj) rrotull. I ramë rrotull (rreth e rrotull) e përshkuam, e shkelëm nga të gjitha anët. Në fshatrat rrotull. Diku (këtu) rrotull në një vend afër a rreth një vendi tjetër. Më vjen shtëpia (dhoma) rrotull më merren mendtë dhe më duket sikur rrotullohet shtëpia (dhoma) rreth meje. II. parafj. Rreth. Rrotull shtëpisë. Rrotull dheut. Rreth e rrotull fshatit. Rrotull zjarrit (vatrës). Rreth e rrotull nënës (gjyshit). I mblodhi rrotull vetes. * Vjen rrotull (rreth) dikush lëviz kot, sillet pa bërë asnjë punë. Vjen rrotull (rreth, anës) për shi (për dëborë) është gati të fillojë shiu (dëbora). E sjell rrotull (vërdallë) dikë e mbaj me fjalë dikë dhe nuk ia plotësoj një nevojë a një kërkesë që ka; e heq për hunde. Ia sjell (ia bie, ia hedh) fjalën rrotull (larg e larg) nuk ia them drejtpërdrejt, nuk i flas hapur. I vjen (i sillet) rrotull (rreth, vërdallë) dikujt a) kujdeset për dikë, i bën të gjitha shërbimet e nevojshme (një të sëmuri, një fëmije etj.); b) përpiqet t'i pëlqejë e ta bëjë për vete, përpiqet t'i fitojë zemrën (një vajze a një gruaje); c) e merr me të mirë ose me lajka dikë për t'i shkëputur diçka, përpiqet t'i fitojë zemrën dikujt për të nxjerrë përfitime prej tij. I vjen (i bie) rrotull diçkaje a) nuk e thotë drejtpërdrejt diçka, flet tërthorazi, i bie anës; b) nuk e zë një punë nga anët kryesore, nuk i futet në thelb. Më vjen (më sillet) rrotull (rreth) diçka është gati të më bjerë mbi kokë a të më ndodhë diçka e keqe. I vjen (i sillet) koka (mendja, festja) rrotull (vërdallë) shih te VËRDALLË. Po i vjen rrotull larashi shih te LARASH,~I. S'kam ku të vij rrotull (rreth) jam shumë ngushtë në një dhomë a banesë, nuk kam sesi të lëviz e t'i bëj punët lirisht.