Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRAFSH

    Im. sh.
    1. Sipërfaqe e diçkaje pa të ngritura e pa të thelluara. Rrafsh i lëmuar. Rrafshi i ujit.
    2. Vend i sheshtë, fushë; krahinë pa male e pa kodra të larta. Rrafshi i Dukagjinit. Zbritën në rrafsh. I kthyen kodrat në rrafshe. I zuri këmba rrafsh zbriti në fushë; zbriti në vend të sheshtë.
    3. gjeom. Sipërfaqe me dy përmasa, në të cilën një drejtëz që bashkon dy pika çfarëdo të saj ndodhet gjithnjë brenda saj; plan. Rrafshe paralele. Rrafshi i mesditësit. Kubi ka gjashtë rrafshe.
    4. fig. Prerje a vijë, në të cilën shqyrtohet a studiohet një çështje ose zgjidhet një problem, plan. Në rrafshin politik (ideologjik). Në rrafshin ndërkombëtar. Në rrafshin kohor (historik, bashkëkohor). Në rrafshin gjuhësor (gramatikor, teorik).
    IIndajf.
    1. Pa të ngritura e të ulura, në të njëjtën lartësi në gjithë sipërfaqen, në mënyrë të rrafshët; drejt në vijë horizontale. E presin (e korrin) rrafsh. E qethi rrafsh. Shtrihet rrafsh. Rrafsh me tokën në lartësinë e sipërfaqes së tokës, pa u ngritur mbi tokë. E bëri rrafsh e rrafshoi. Bëhem (bie) rrafsh me tokën shtrihem në tokë dhe ngjeshëm pas saj.
    2. Ulur, këmbëkryq, jo me këmbë, shesh. U shtruam (ndenjëm) rrafsh. Rri rrafsh.
    3. Plot e përplot, buzë më buzë. E mbushi rrafsh enën (gotën).
    4. përd. pj. As më shumë, as më pak, plot, pikërisht. Rrafsh një muaj (dy vjet...). Rrafsh njëqind veta (tridhjetë kilogramë, dhjetë thasë). Mbushi rrafsh gjashtë vjet.

      Shprehje

      • Rrafsh e plot me shumë gjëra, me shumë të mira; me të gjitha të mirat. U shtrua (foli, bisedoi) rrafsh me dikë u ul këmbëkryq me dikë dhe foli shtruar për të gjitha çështjet. E bëri rrafsh me tokën e prishi që nga themelet, e rrafshoi, e shkatërroi pa i lënë gjë më këmbë.