Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRALLOHET

    vetv.
    1. Bëhet më i rrallë; vjen e pakësohet, i zvogëlohet numri; kund. dendësohet; shpeshtohet. Iu rralluan flokët. U rralluan yjet. U rrallua shiu (dëbora). U rralluan njerëzit në rrugë. Janë rralluar sëmundjet. Janë rralluar rastet e vdekjeve të fëmijëve. U rralluan të shtënat (krismat).
    2. fig. bised. Nis dhe e lë kujtesa, bëhet si budalla i rrjedhin trutë, matufoset. Është rralluar e s`di se ç`bën.
    3. Pës. e RRALLOJ. Rrallohu prej këtej! mospërf. largohu! qërohu!