Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRASËT

    Imb.
    1. Që është i thurur dendur (për pëlhurat); që i ka pjesët a grimcat të ngjeshura fort, i ngjeshur; kund. i rrallë. Pëlhurë e rrasët. Gunë e rrasët.
    2. fig. Që ka pak fjalë e shumë mendime, i ngjeshur, i thukët (për një shkrim, një studim). Tregim (punim, studim) i rrasët. Kumtesë e rrasët. Ligjëratë e rrasët.

      Shprehje

      • Ethe të rrasëta ethe të forta, që të dërrmojnë tërë trupin.
    IIndajf.
    1. Ngjeshur sa nuk nxë më; shumë dendur. E mbushi rrasët.

      Shprehje

      • Fjeta rrasët fjeta shumë mirë, pa u zgjuar fare. Punojnë rrasët punojnë me ngulm, me kujdes e pa ndërprerje, punojnë shumë mirë, s'e ngrenë kokën nga puna.