RRAXHË
If. sh.
- Copë dërrasë që shërben për të rrafshuar drithin, miellin etj. në një enë të mbushur buzë më buzë: rraxha e karroqes (e baltës së tullave); e mbushi me rraxhë e mbushi buzë më buzë; është me (në) rraxhë është plot, buzë më buzë; i vuri rraxhën e rrafshoi.
- Si ndajf. plot e përplot, buzë më buzë: u mbush rraxhë.
Shprehje
- Janë një rraxhë janë të prerë me një gërshërë.
IIf. sh. zool.
- Peshk deti me trup petashuq dhe me bisht të hollë e të gjatë.