Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRECKË

    f. sh.
    1. Copë e grisur nga një rrobë e vjetër, leckë, zhele. Rrecka të vjetra. Rreckë e fëlliqur. Top prej rrecke. E bëri rreckë e grisi gjithandej, e bëri copë-copë.
    2. kryes. sh. Rroba të vjetra e të grisura, lecka. Vishej me rrecka.

      Shprehje

      • E bëri rreckë (leckë, paçavure) dikë shih te LECKË,~A. Mblodhi (ngriti) rreckat (leckat, rraqet) mospërf. shih te NGRE.