Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRËKËLLEJ

    kal.
    1. Lëshoj diçka nga një lartësi që të bjerë teposhtë duke u sjellë rreth vetes, shtyj që të lëvizë tatëpjetë duke u rrotulluar; rrokullis. Rrëkëllej gurët. E rrëkëlleu në përrua (në hendek, në gropë). E rrëkëlleu poshtë.
    2. E pi menjëherë, e pi me fund. Rrëkëllej gotën (shishen) e rakisë. E rrëkëlleu në gurmaz. E rrëkëlleu me një frymë (pa marrë frymë).