Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRËMET

    m. sh.
    1. Rrymë uji që vjen me rrëmbim; vërshim uji. Shi me rrëmet shi i rrëmbyer. Ka rrëmet përroi.
    2. vet. nj. përmb. Njerëzit, gjindja; turmë njerëzish. U mblodh rrëmeti. Kaloi përmes rrëmetit. Ç`është gjithë ky rrëmet këtu!
    3. fig. Shumicë e madhe. Një rrëmet njerëzish (grash). Një rrëmet hollësish (gjërash).
    4. fig. Pështjellim, rrëmujë. Rrëmet i madh. Larg rrëmujës e rrëmetit.
    5. përd. ndajf. Me shumicë, shumë. Vijnë rrëmet. Kishte popull rrëmet. Ishin mbledhur rrëmet.