RRËNIM
m. sh.
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve RRËNOJ, RRËNOHEM. Rrënim i madh (i plotë). Rrënim ekonomik. Rrënimi i vendit (i qytetit, i fshatit). Rrënimi i shtëpisë. Rrënimi i fshatarësisë (i prodhuesve të vegjël). Rrënimi i bujqësisë (i blegtorisë). Në rrugën e rrënimit. E çuan në rrënim.
- kryes. sh. Gërmadha, rrënoja. Rrënime të vjetra. Pastruan vendin nga rrënimet.