Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRËNJËDALË

    mb. bised.
    1. Që ka mbetur pa fëmijë, që nuk lë pasardhës; si mallk. që mos pastë fëmijë, që iu shoftë pragu e fisi, që i daltë rrënja! Burrë rrënjëdalë. E la rrënjëdalë. E mori më qafë një aga rrënjëdalë.
    2. I vuajtur; i mjerë, i shkretë. Njeri rrënjëdalë.
    3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Ç`e gjeti, rrënjëdalin. I shoi pragun, rrënjëdali.