Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRËNOJË

    f. kryes. sh.
    1. Mbeturinë e një godine të rrëzuar a e një qendre banimi të shkatërruar, gërmadhë. Rrënojë e vjetër. Rrënojat e qytetit (e kështjellës). Rrënojat e Apolonisë. Grumbull rrënojash. U kthyen në rrënoja.
    2. fig. libr. Diçka që është shembur e shkatërruar tërësisht nga zhvillimi historik i shoqërisë (klasat a shtetet e përmbysura etj.). Rrënojat e historisë.