RRËSHQITËS
Im. sh.
- Ai që merret me sportin e rrëshqitjes mbi akull me këpucë të posaçme. Rrëshqitësit mbi akull. Grupi i rrëshqitësve.
- tek. Vegël ose pjesë e një mekanizmi, që punon duke rrëshqitur para e prapa në një lug ose mbi një sipërfaqe. Rrëshqitësit e tornos. Mbërthej rrëshqitësin.
IImb.
- I rrëshqitshëm. Rrugë rrëshqitëse. Baltë rrëshqitëse. Kalldrëm rrëshqitës. Shkallë rrëshqitëse.
- Që është i lëmuar dhe që të rrëshqet nga duart. Peshk rrëshqitës.
- tek. Që lëviz ose që punon duke rrëshqitur. Krahu rrëshqitës. Pjesa rrëshqitëse. Kapak rrëshqitës.
- Që lëviz nga vendi dhe shkon teposhtë, që rrëshqet (për tokën). Tokë rrëshqitëse.
- let. Që e ka theksin në rrokjen e tretë para fundit (për rimën e vargjeve). Rimë rrëshqitëse.