RRËSHQITJE I
f. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljes RRËSHQAS. Rrëshqitje e shpejtë (e ngadalshme). Rrëshqitje artistike. Rrëshqitja e dheut. Rrëshqitja mbi akull. Rrëshqitja me figura. Rrëshqitje me ski (me patina). Sheshi i rrëshqitjes. Kampionati i rrëshqitjes.
- fig. Gabim që bëhet pa dashur ose pa e kuptuar; fjalë e thënë ose e shkruar gabimisht pa e vënë re. Ruhet nga rrëshqitjet. Në tekst ka disa rrëshqitje.