Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRËSHQITSHËM

    mb.
    1. Që ka sipërfaqe shumë të lëmuar, të lagët a me baltë, mbi të cilën njeriu, mjetet e udhëtimit a diçka tjetër nuk mund të qëndrojnë a e kanë vështirë të ecin, sepse shkasin; që nuk mund të qëndrojë vetë pa shkarë mbi një send tjetër. Rrugë (sipërfaqe, fushë) e rrëshqitshme. Dysheme e rrëshqitshme. Gurë të rrëshqitshëm në fund të ujit. Është bërë i rrëshqitshëm.
    2. Që lëviz nga vendi dhe shkon teposhtë herë pas here (për tokën). Tokë e rrëshqitshme. Vende të rrëshqitshme.