RRËZOHEM
vetv.
- Bie përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen, drejtpeshimin ose kur ndesh një pengesë, bie padashur; gremisem; shembem; kund. ngrihem. U rrëzua muri (gardhi, shtëpia). U rrëzua pema (lisi). U rrëzua gruri (misri). U rrëzua fëmija. U rrëzua mbi akull (mbi dëborë). U rrëzua në rrugë (në dysheme). U rrëzua me hundë. U rrëzua përdhe. U rrëzua e theu këmbën.
- Bie nga një vend më i lartë në një më të ulët, këputem nga lart poshtë. U rrëzua nga muri (nga shkallët, nga çatia). U rrëzua nga kali (nga mushka, nga karroca, nga makina). U rrëzua nga një degë. U rrëzua nga shkëmbi. U rrëzua në gropë.
- vet. veta III. Shqitet, hiqet, shkëputet nga një vend a nga e tëra, bie. Rrëzohen gjethet. Rrëzohen lulet (kokrrat).
- fig. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin a vendin që kisha; bie. Rrëzohet qeveria (regjimi, pushteti). Rrëzohet nga fuqia. Rrëzohet nga kategoria. sport.
- fig. Humbas fuqinë a shëndetin, ligështohem, dobësohem. Iu rrëzua trupi (shëndeti). Është rrëzuar shumë kohët e fundit.
- Zbres nga një krahinë më e lartë dhe shkoj për pak kohë në një vend më të ulët, ulem. U rrëzuan në fushë (në fshat, në qytet). U rrëzuan nga malësia. U rrëzua në Korçë. U rrëzuan poshtë.
- bised. Marr notë pakaluese, nuk kaloj (në provim). U rrëzua në fizikë. Nuk është rrëzuar në asnjë provim.
- bised. keq. Largohem kundër dëshirës nga një vend, shporrem. Rrëzohu që këtej!
- Pës. e RRËZOJ.