RRËZUAR
mb.
- Që ka rënë përdhe, që është shembur; i rënë, i përmbysur. Shtëpi (ndërtesë) e rrëzuar. Mur i rrëzuar. Lis i rrëzuar. Tokë e rrëzuar. Gjysmë i rrëzuar.
- fig. Që është përmbysur; që ia kanë marrë pushtetin, që ka rënë nga fuqia, i përmbysur. Dinasti e rrëzuar. Klasë e rrëzuar.
- fig. Që është hedhur poshtë si e papranueshme, e gabuar a e padrejtë. Padi (kërkesë) e rrëzuar. drejt. Tezë (teori) e rrëzuar.
- fig. Që i ka rënë vlera, që e ka humbur vlerën e mëparshme. Monedhë e rrëzuar.