Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RREGULLOHEM

    vetv.
    1. Sjell në rregull rrobat, flokët dhe pamjen e jashtme. Rregullohem para pasqyrës.
    2. bised. Vij përsëri në gjendje të mirë, e marr përsëri veten (nga shëndeti, nga gjendja ekonomike etj.).
    3. bised. Bëhem më i hijshëm, nis të dukem më mirë nga pamja e jashtme, hijeshohem, ndreqem. Është rregulluar mjaft vajza.
    4. Gjej një punë ose një vend të përshtatshëm, zë vend mirë diku. U rregulluan mirë me punë (me shtëpi).
    5. Merrem vesh me dikë për diçka, ujdisem; pajtohem. Bashkë rregullohemi.
    6. vet. veta III. Përmirësohet, kthjellohet (për motin). U rregullua koha.
    7. Pës. e RREGULLOJ.