Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RREKEM

    vetv.
    1. Përpiqem për t'ia arritur një qëllimi; vij rrotull për të bërë diçka; vras mendjen për të arritur diçka; mundohem shumë, rropatem. Rrekem ta di (ta mësoj, ta marr vesh). Rreket ta mashtrojë. Rrekem ta vë në udhë të drejtë. Rrekem fort (me gjithë shpirt). Mos u rrek kot!
    2. Merrem me diçka sa për të kaluar kohën. Fëmija rreket me lodra.
    3. krahin. Vonohem. Mos u rrek shumë, kthehu shpejt!
    4. pavet. Vjen rrotull për t'u bërë (zakonisht për dukuritë e natyrës). Rreket të bjerë shi. Rreket për dëborë.