RREMBÇ
m. sh.
- Bisk: rremb lisi (molle).
- Degëzim nga një trung a nga një vijë kryesore; degë: rrembat e brirëve të drerit; rrembat e sfurkut; rrembi i kosës kunj i kthyer, që vihet në bishtin e kosës për ta kapur me dorën tjetër; rremb uji (lumi); rrembat e gjakut (anat.) damarët; mermer me rremba.
- fig. Tekë, trill, huq: njeri me rremba; ka një rremb marrëzie.
- Pjesë që shkëputet si bisht nga diçka: rremb ushtrie; rremb drite (flake); rremb ylberi.
- fig. Lidhje farefisnie a gjaku; tipar që rrjedh nga një lidhje e tillë: e ka një rremb nga Shkodra.