RREMË
If. sh.
- Vija e ujit të mullirit; vijë uji për të ujitur në arë. Kthej rremën.
IImb.
- Që përmban një gënjeshtër, që shtrembëron të vërtetën, i gënjeshtërt; kund. i vërtetë. Lajm i rremë. Fjalë të rreme. Dëshmi e rreme.
- Që bëhet për të mashtruar; që paraqitet ose që bëhet si i vërtetë për të gënjyer; mashtrues, i gënjeshtërt. Be e rreme. Kallëzim i rremë. Nënshkrim i rremë. Dokument i rremë. Emër i rremë pseudonim. Sulm i rremë. Prova të rreme. drejt. Lëvizje e rreme. E paraqit në një dritë të rreme.
- Që shtiret si i vërtetë, që nuk është ashtu siç paraqitet; që nuk është i çiltër, i shtirë. Mik i rremë. Buzëqeshje e rreme. Thjeshtësi e rreme.
- Që është bërë si diçka tjetër e vërtetë, natyrore dhe që përdoret në vend të saj; që ka vetëm tiparet e jashtme të njëjta me diçka të vërtetë. Flokë të rremë. Mjekër e rreme. Dhëmbë të rremë dhëmbë të vënë. Lule të rreme. Gur (diamant) i rremë. Çelës i rremë çelës kopil. Gjellë e rreme. bised., mospërf. gjellë pa mish. Vdekje e rreme.
- Që të gënjen, që vetëm të ngjall përshtypjen sikur është i vërtetë, që është pa bazë, i pathemeltë. Gëzim i rremë. Paqe e rreme. Alarm i rremë. Qetësi e rreme. Shpresë e rreme.
- biol. Përdoret në emërtimet e pathjeshta të disa bimëve, kafshëve, sëmundjeve etj., të cilat kanë tipare të ngjashme me llojin përkatës të vërtetë. Fryt i rremë. Brinjë e rreme. Këmbë të rreme. zool. zgjatime që u shërbejnë disa kafshëve të vogla në vend të këmbëve.
- si em. ~Ë, ~A (e) f. kryes. sh. ~A, ~AT (të). Fjalë e rreme, gënjeshtër. E rrema dhe e vërteta. Mos thuaj të rrema.