Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RREPË

    f. sh. bot.
    1. Bimë barishtore kryqore me lloje të ndryshme zakonisht dyvjeçare, me gjethe si të panxharit, që bën nën tokë një kokërr të rrumbullakët me tul e me bisht të zgjatur, me cipë të bardhë, të errët ose të kuqe; zhardhoku i kësaj bime, që përdoret si ushqim. Rrepë e bardhë. Rrepë e kuqe rrikë. Rrepë e egër. Rrepë e zier. Rrepë sheqeri panxharsheqeri. Lëng rrepash. Sallatë me rrepa.