Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRESHKUR

    mb.
    1. Që është tharë e skuqur mirë në zjarr; i thekur; i skuqur. Bukë e rreshkur. Mish i rreshkur.
    2. Që është tharë e fishkur. Bar i rreshkur. Gjethe të rreshkura.
    3. shih RRESHKËT (i,e). Me trup të rreshkur. Me fytyrë (me qafë) të rreshkur. Me lëkurë të rreshkur. Plak i rreshkur.