RRETH
Im. sh.
- Rrathë(t) 1. vijë e lakuar dhe e mbyllur, pikat e së cilës kanë të njëjtën largësi nga qendra; sipërfaqja e rrafshit brenda kësaj vije: sipërfaqja (qendra, rrezja) e rrethit; diametri (perimetri) i rrethit; në trajtë rrethi. 2. rrip metali, druri etj., i mbyllur si unazë, që shërben për të mbajtur ose për të shtrënguar diçka; fletë e prerë si unazë; diçka në këtë trajtë: rrathët e fuçisë; rrethi i rrotës (i gurit të mullirit); rrathët e syzeve; rrethi i sitës (i dajres); rreth për flokët; rreth floriri unazë floriri; rreth dore byzylyk; rrathë veshi vathë të rrumbullakët. 3. vijë e rrumbullakët, e dallueshme anës ose në sipërfaqen e diçkaje; unazë: rrathë në ujë; rrathët vjetorë unazat vjetore që dallohen në trungun e prerë të një druri; rrathët e dritës (e ylberit); rrethi i hënës (i diellit); rrathët e gushës palët e lëkurës në gushë nga të ngjallurit e tepërt. 4. varg njerëzish a sendesh të rreshtuar rrotull dikujt a diçkaje: bënë një rreth; i vuri në rreth. 5. sh. -e(t) njësi e madhe administrative e tokësore e shtetit shqiptar me një qytet kryesor si qendër: rrethi i Tiranës; në shkallë rrethi. 6. nj. fig. tërësia e çështjeve që përfshin një temë; tërësia e dukurive brenda një kufiri; qark, sferë: rrethi i njohurive (i interesave). 7. sh. -e(t) grup njerëzish që mblidhen rregullisht në një vend të caktuar për një veprimtari të përbashkët; grup njerëzish me interesa të njëjtë shoqërorë, kulturorë etj.; qark; mjedis: rrethi letrar; rrethi i muzikës (i natyralistëve); rrethet diplomatike (zyrtare). 8. kryes. nj. grup njerëzish që kanë lidhje me dikë a me diçka; nj. fig. farefis: një rreth shokësh; rrethi familjar; rrethi i nuses (i dhëndrit) njerëzit nga ana e nuses (e dhëndrit); ka rreth të madh (të gjerë); ka një rreth fëmijë (bised.); e ndihmoi rrethi i vet. 9. sh. -e(t) rrethina, afërsi: në rrethet e Krujës. 10. nj. sport. rruga që përshkon një grup sportistësh gjatë një gare, duke u kthyer përsëri në pikën e nisjes: rrethi çiklistik i Shqipërisë. 11. perimetër: i mati rrethin e gjoksit. 12. sh. -e(t) astr. vijë rrethore e përfytyruar në rruzullin tokësor ose në hapësirën qiellore: rrethi polar (tropikal); rrethi i mesditësit. 13. rrethatore1: ngjeshi rrethin.
IIm. sh.
- (Të) kryes. sh. ai që është rrethuar nga kundërshtari: të rrethuarit e çanë rrethimin.
IIIndajf.
- Në vijë të mbyllur si rreth, qark, përreth, përqark: rreth e rrotull (rreth e qark, rreth e rreth) nga të gjitha anët, përreth; vjen (sillet) rreth rrotullohet; i ra rreth (rreth e rrotull, rreth e qark) e përshkoi, e shkeli nga të gjitha anët, i ra rrotull.
IVparafj.
- (r. rr.) së bashku me një emër tregon: 1. vendin, sendin ose njeriun, në të gjitha anët e të cilit gjendet dikush a diçka, ose ndodh diçka; rrotull, përqark: rreth shtëpisë; rreth Tokës; rreth e rrotull (rreth e qark, rreth e përqark) (dikujt a diçkaje). 2. kohën, pak çaste para a pas së cilës kryhet një veprim ose moshën e përafërt të dikujt; afër: rreth mëngjesit; rreth të pesëdhjetave. 3. për: diskutimet rreth raportit.
Vpj.
- Afër, afërsisht: rreth dhjetë muaj (veta).
Shprehje
- U bë rreth oxhaku u plak, nuk del dot nga shtëpia; e kanë lëshuar (i janë liruar) rrathët nuk është në rregull nga mendtë, i kanë luajtur dërrasat; mori rrethin e daulles iron. nuk mori asgjë; rreth e rreth jo drejtpërdrejt, anës e anës, larg e larg; rreth i hekurt libr. rrethim i plotë; darë; e solli në rreth (dikë) e solli në rrugë të drejtë; (diçka) e vuri në vijë; e shtiu (e futi) në rreth (dikë) e zuri ngushtë, e mbërtheu në vend; e rrethoi; i vjen (i sillet) rreth (dikujt a diçkaje) i sillet rrotull; i vuri rreth kokës e vuri veten në një gjendje të vështirë, i solli kokëçarje vetes.