Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRETHANOR

    Im. sh. gjuh.
    1. Gjymtyrë e dytë e fjalisë, që tregon rrethanat në të cilat kryhet veprimi; plotës rrethanor. Rrethanori i kohës (i vendit, i mënyrës...).
    IImb.
    1. Që ndodhet aty rreth e rrotull dhe që mund të hyjë në punë për diçka. Burime rrethanore. Me materiale (lëndë, mjete) rrethanore.
    2. Që ka të bëjë me rrethanat e një ngjarjeje a të një veprimtarie. Kushtet rrethanore.
    3. gjuh. Që tregon rrethanat në të cilat kryhet veprimi, që luan rolin e rrethanorit. Plotësi rrethanor. Fjali rrethanore. Marrëdhënie rrethanore. Ndajfolje rrethanore.