RRETHSJELLJE
f.
- astr. Sjellja e një trupi qiellor a e një sateliti në hapësirë rreth një planeti duke u kthyer përsëri në pikën e nisjes. Rrethsjellja përqark Marsit. Yjet dhe satelitët në rrethsjelljen e tyre lëvizin nga e djathta në të majtë.
- Rrotullimi i diçkaje, i cili mbaron aty ku fillon pika e nisjes, rrethqarkullim. Rrethsjellja e gjakut.