Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RREZATOJ

    kal.
    1. vet. veta III. Lëshon dritë ose një energji tjetër në trajtë rrezesh, lëshon a përhap rreze. Rrezaton dritë. Rrezaton energji bërthamore.
    2. vet. veta III fig. Përhap rreth e rrotull një ndjenjë të brendshme, duket sikur e nxjerr dhe e shpërndan si rreze një ndjenjë të brendshme. Fytyra i rrezaton gëzim e kënaqësi. Sytë i rrezatonin dashuri.
    3. fig. Përhap nga një qendër në drejtime të ndrysh me një ide, një dukuri, një ndikim etj. Rrezaton ndikimin e vet. Kryeqyteti përpunon dhe rrezaton normën gjuhësore.
    4. Ndriçoj me rreze. Dielli rrezaton tokën.
    5. Veproj me rreze mbi një trup, bombardoj me rreze. Rrezatoj farën (patatet). Rrezatoj me rreze rëntgen.
    6. jokal. Lëshon rreze, ndrin, shkëlqen. Rrezaton dëbora. Rrezaton ari.