Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRI

    jokal.
    1. Qëndroj në një vend ulur, ulem; qëndroj pa lëvizur ose në një mënyrë të caktuar: rri ndenjur (përdhe, shesh); rri në gjunjë (në bisht); rri në karrige; rri drejt (shtrembër); rri në këmbë.
    2. Ndalem diku dhe nuk largohem për një kohë; qëndroj: rri brenda; ndenji për darkë; rri me shëndet! (ur.) mbetsh me shëndet!; / banoj për një kohë të gjatë diku; jetoj ose punoj me dikë: rri në fshat; më thuaj me kë rri, të të them se cili je! (fj. u.).
    3. Qëndroj në një gjendje të caktuar; nuk punoj e nuk veproj, qëndroj pa bërë asgjë (edhe në njësi frazeologjike): rri në një vend nuk lëviz; rri gati (zgjuar); rri në pritje pres; rri si mbi gjemba (si mbi gozhdë, si mbi thëngjij); rri si i ngrirë (si hu, si pulë e lagur); rri kot (duarkryq, me duar në ijë, me duar në gji) rri pa punë, nuk punoj; nuk veproj; ujët që rri, qelbet (fj. u.); të rrimë shtrembër e të flasim drejt! (fig.) duhet të themi të vërtetën, edhe pse s'na pëlqen.
    4. fig. Mbaj një qëndrim të caktuar a sillem në një mënyrë të caktuar ndaj dikujt a ndaj diçkaje (edhe në njësi frazeologjike): i rri me inat (rëndë, me hundë, me turinj); i rri kundër e kundërshtoj; rri mënjanë nuk përzihem në diçka; i rri qiri (më këmbë, sus) (dikujt).
    5. Merrem gjatë me diçka, nuk e ndërpres; qëndroj: rri e mendohem; rri mbi libra lexoj e studioj pa u shkëputur nga librat; rri rojë.
    6. v. III nuk më hiqet (nga sytë, nga mendja): më rri mendja (diku ose te dikush a te diçka) e kam vazhdimisht mendjen diku ose te dikush a te diçka.
    7. fig. Mbetem një kohë të gjatë pa diçka: rri pa pallto; rri pa bukë.
    8. v. III më vjen a më arrin deri diku; më shkon për shtat; më vjen, më bën: palltoja i rri deri te gjunjët; i rrinë bukur rrobat; nuk i rrinë mirë flokët.
    9. bised. E mbaj (fjalën, besën): i rri fjalës.