Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRIPEM

    vetv.
    1. Më bie lëkura; më hiqet a më leskërohet një pjesë e lëkurës, më bëhet lëkura leskra-leskra. I rripet hunda (kurrizi). Iu rrop lëkura në diell.
    2. vet. veta III. I bie cipa vende-vende, leskërohet. U rrop muri (tavani). Ishte rrjepur tryeza sipër.
    3. Më hahet një rrobë ngaqë e kam mbajtur shumë. I janë rrjepur bërrylat.
    4. vet. veta III. Humbet bimësinë dhe shtresën e dheut të butë (për një vend), zhvishet e gërryhet. Është rrjepur toka (mali).
    5. fig. Heq e vuaj shumë në një punë, robtohem në punë, më bie bretku duke bërë diçka. Rripej së punuari. Rripeshin në dhe të huaj.
    6. bised. Vdes pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë. U rrop e u varros.
    7. Pës. e RRJEP.