Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRIS

    kal.
    1. E mbaj, e ushqej dhe e edukoj dikë derisa të bëhet i zoti i vetes: rrit fëmijët; e ka rritur trim; / mbaj e ushqej kafshë shtëpiake; mbjell bimë e kujdesem për to: rritin pula (bletë); rrit lule.
    2. v. III e bën që të zhvillohet; e bën të madhe diçka: kjo tokë e rrit mirë misrin; uji i rrit bimët.
    3. E lë të zhvillohet e të bëhet më i madh: i rriti flokët.
    4. Edhe fig. e bëj më të madh, më të fuqishëm etj.; e ngre në një shkallë më të lartë: e rritën prodhimin; ia rritën pagën; ia rriti besimin (vrullin, lavdinë); i rritën kërkesat.
    5. fig. E ngre në detyrë etj.; e gradoj: e rritën në përgjegjësi.