Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRITËS

    Im. sh.
    1. Ai që merret me rritjen e kafshëve shtëpiake dhe që kujdeset për to që të japin prodhim e të shtohen; ai që mbjell bimë dhe u bën shërbimet që të zhvillohen mirë e të japin prodhim. Rritës i dalluar. Rritës i shpendëve (i pulave, i pëllumbave). Rritës i viçave (i lopëve, i derrave). Rritës i krimbit të mëndafshit. Rritës i bletëve. Rritës i misrit (i pambukut). Rritës i luleve. Rritës i ullirit.
    IImb.
    1. Që prodhon a rrit diçka; që shërben për rritjen e diçkaje. Vend rritës. Qendër rritëse.
    2. bot. Që rritet e zhvillohet më tej, që vazhdon të rritet. Organ rritës. Zona (maja) rritëse (e bimës). Syth rritës.
    3. fiz. Që vjen duke u ngritur; kund. zbritës. Rrymë rritëse.
    4. mat. Që është më e madhe se kufiza paraardhëse (në vargun e numrave); kund. zbritës.