Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRJEPUR

    mb.
    1. Që i është hequr lëkura (për një kafshë a dru). Dash i rrjepur. Dru (trung) i rrjepur.
    2. Që i janë hequr ose që i kanë rënë puplat; i shpupluar. Shpend i rrjepur. Pulë e rrjepur.
    3. Që ka mbetur pa bimësi, i zhveshur, pa pyje e pa bimë. Tokë e rrjepur. Mal i rrjepur.
    4. Që i ka rënë cipa a lëkura vende-vende, që është bërë leskra-leskra; që është ngrënë nga përdorimi. Fytyrë e rrjepur. Duar të rrjepura. Mur i rrjepur. Jakë e rrjepur.
    5. fig. Që është lodhur e këputur nga një punë e madhe dhe e mundimshme, i rraskapitur.