Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    RRJET

    m.
    1. Tërësi rrugësh, kanalesh, përçuesish etj., që ndërlidhen dhe shtrihen në një vend të caktuar: rrjeti elektrik (telefonik, rrugor, hekurudhor); rrjeti i ujësjellësit.
    2. Sistem ndërmarrjesh, institucionesh ose organizmash të tjerë, që zhvillojnë një veprimtari të caktuar: rrjeti shkollor (tregtar, i shërbimit mjekësor); rrjeti i agjentëve (i zbuluesve).
    3. spec. Skemë: rrjeti gjeografik (gjeodezik).