RROJ
jokal.
- Jetoj: rron ende është gjallë; rrojtëm, pa u plakëm; rrojtën e u trashëguan përdoret si mbyllje e përrallave popullore; lum kush të rrojë!; sa të rrosh, do të mësosh (fj. u.); rron me punën e vet (me djersën e ballit); rron me prindërit; peshqit rrojnë në ujë; rron me të kaluarën.
- Banoj, jetoj: rron në qytet (në fshat).
- E shkoj jetën në një mënyrë të caktuar; kam një mënyrë jetese të caktuar: rrojmë të lirë; rron mirë; rrojnë me vështirësi (keq); rronte kot e kalonte jetën pa bërë asgjë të dobishme; rronin me ëndrra (me frikë).
- v. III ka jetë të gjatë; nuk prishet nga përdorimi a nga koha (për një petk etj.): rron shumë ky stof; dardhë që rron deri në dimër.
- kryes. v. III fig. është në kujtesën ose në mendjen e dikujt; ruhet e çmohet shumë: rron në zemrat (në mendjet) e njerëzve; rron në këngë.
- E kam diçka si shqetësimin kryesor a si punën më të rëndësishme; merrem vazhdimisht me diçka: rron me muzikën.
- Edhe si pasth., përdoret në mënyrë dëshirore ose lidhore për t'i uruar dikujt jetë të gjatë: rrofsh, more bir!; t'ju rrojë e me jetë të gjatë! urim kur lind një fëmijë; të rroni vetë! ngushëllim për njerëzit e familjes, kur u vdes dikush.
- v. III iron. përdoret në mënyrën dëshirore për të treguar se dikush a diçka nuk vlen: i rroftë shkolla!; na rroftë mundi (puna që bëmë)!