RROKEM
vetv.
- Kapem për qafe me dikë, përqafohen. U rrokën për qafe (për gryke). U rrok me njerëzit e vet. U rrokën e u puthën sipas zakonit.
- Kapem trup me trup me dikë, mundem me dikë; zihem. U rrokën belas. A rrokemi bashkë?
- fig. Kapem me fjalë me dikë, zihem. U rrokën për një çështje. U rrokën keqas.
- vet. veta III. Takohet e bashkohet me diçka tjetër, puqet. Aty ku rrokën të dy Drinat. Tokat e fshatit tonë rrokën me ato të fshatit fqinjë. Maja e malit duket sikur rroket me qiellin.
- bised. Vë mall e pasuri, pasurohem, zihem mirë.
- Pës. e RROK. Rroket nga era (shiu, dielli). Është rrokur drejt çështja.